Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka deklaruar sot se Gjermania dhe Kosova janë duke u përgatitur për takimin bilateral, ku do të diskutohet për liberalizimin e vizave.
Këto komente Heldt i bëri gjatë një vizite në Novobërdë, ku është restauruar Kalaja e Artanës.
Ai pohoi se për këtë çështje ka pasur bisedime në Qeverinë gjermane dhe se për detaje të tjera të pajtimit që kanë pasur kryeministri Haradinaj dhe ministri i Brendshëm i Gjermanisë, do të ketë një takim të radhës, shkruan kp, përcjell albinfo.ch.
“Për çështjen e liberalizimit të vizave ka pasur bisedime në Qeverinë gjermane. Kryeministri i Kosovës e ka pasur një takim me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, dhe në atë takim janë marrë vesh që detajet e tjera për këtë pajtim për çështjen e liberalizimit të vizave, t’i diskutojnë në takimet bilaterale dhe përgatitjet për këtë takim janë në vazhdimësi”, tha ai.