Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 14-shkurtit.
Fitoren me mbi 50 përqind, Rohde e ka quajtur fitore historike.
“Ky rezultat duhet të çojë në formimin e shpejtë të qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe në veprime vendimtare për shumë përparësi urgjente të Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter.
