Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka lavdëruar shtetin e Maqedonisë për arrestimin e shtatë të dyshuarve për terrorizëm dhe luftën e përbashkët kundër ISIS-it.
“Maqedonia ka treguar shembull të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e koalicionit global që ta mposhtin ISIS-in”, tha Bejli, duke shtuar që të tjerët duhet ta ndjekin këtë shembull.
MPB përpara dy ditëve i ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, të cilët dyshohen të kenë qenë pjesë e ISIS-it. Dhjetëra persona nga Maqedonia, kryesisht nga rrethina e Shkupit, janë vrarë në Siri dhe Irak prej 2014.