Abbott ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video, përmes së cilës thotë se mikpritja që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve anglezë ishte absolutisht e mahnitshme.
Ai ka thënë se pas këtij vikendi ndihet edhe më krenar që është ambasador në Kosovë.
“Kur kam arritur në Prishtinë në shtator, kam qenë krenar të jem Ambasadori Britanik në Kosovë. Pas këtij vikendi jam edhe më krenar. Mikpritjen që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve anglezë ishte absolutisht e mahnitshme. Do të dëshiroja të falënderoj nga thellësia e zemrës sime popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglezë këtë vikend”, ka thënë Abbott.
“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosovë”, thuhet në llogarinë e ekipit kombëtar anglez në Twitter.
Përmes rrjeteve sociale, ata ua bënë me dije të gjithëve se mendimi për Kosovën ishte i gabueshëm dhe me këtë rast, vendi ynë gradualisht po e ndërron imazhin e keq që e ka nëpër botë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Mediat britanike ndërkohë, që njihet prej më të fortave në botë, e kanë përmendur vazhdimisht mikpritjen që po iu bëhet anglezëve, por edhe çmimet e lira të produkteve.