Ambasada Shqiptare Gjermani ka bërë një njoftim për shtetasit që jetojnë në Gjermani, që të kenë kujdes dhe t’u shmangen vendeve ku ka shumë njerëz, shkruan albinfo.ch.
Nisur nga njoftimet e sotme të mediave gjermane, rezultojnë raste të reja të konfirmuara në landet Hessen dhe Hamburg. Këto vijnë pas rasteve të konfirmuara në landet Nordrhein-Westfalen, Baden-Württemberg, Bayern und Rheinland-Pfalz.
Sipas ekspertëve, edhe Gjermania është para fillimit të epidemisë. Këshillohet shmangia e vendeve me grumbullime njerëzish, përfshirë edhe spitalet. Në rastet e dyshuara këshillohet të qëndrohet në shtëpi dhe të njoftohet menjëherë mjeku i familjes, i cili ju udhëzon për çdo veprim të mëtejshëm.