Ambasada Shqiptare në Pragë ka publikuar udhëzimet për lëvizje të personava të cilët janë bllokuar për shkak të vendosjes të Gjendjes Emergjente në Republikën e Çekisë.
Atyre që ju ka mbaruar afati i qëndrimit para 12 marsit të 20020, duhet ta lëshojnë vendin para datës 16 korrik, përcjellë albinfo.ch.
Ky është njoftimi i tyre:
Ambasada Shqiptare Prage publikon udhëzimet për lëvizjen e personave të cilët janë bllokuar për shkak te vendosjes të Gjendjes së Emergjencës në Republikën Çeke.
Shtetasit e huaj, leje qëndrimi ose viza e të cilëve i ka mbaruar afati pas datës 12 Mars 2020, duhet të largohen nga territori Cek brenda datës 16 Korrik. Gjatë kësaj periudhe nuk do të lëshohet urdhër largimi. Për të mundësuar lehtësimin e këtij transiti mes shteteve te tjera të anëtarësuara në BE, do të vendoset një vulë speciale në leje kalimet.
Shtetasit e huaj, të cilët e kanë të pamundur largimin deri në datë 16 KORRIK 2020, për shkak të mos-disponueshmërisë së transportit ajror ose tokësor drejt vendeve të tyre të rezidencës janë te rekomanduar të kontaktojne Policine e te Huajve (Foreign Police Department office). Pas dorëzimit të dokumentit që verifikon mos-disponueshmërinë e kthimit me rrugë ajrore (p.sh. konfirmim i lëshuar nga ambasada), ose dorëzimi i një bilete avioni në datën më të hershme të disponueshme, do të lëshohet një urdhër largimi. Shtetasit e huaj, të cilët nuk do të paraqiten në këtë zyrë ose do të paraqiten pas datës 16 Korrik 2020, do të klasifikohen si persona ilegal në territorin çek.
Rezoluta nr. 683 e qeverisë prej 22 Qershor 2020, mbi kategoritë specifike të punësimit të shtetasve të huaj qëndron në fuqi.
Shtetasit e huaj me leje punësimi afatgjatë dhe afatshkurtër, vizë sezonale punësimi, ose vizë speciale punësimi janë të përjashtuar nga masat e mësipërme.
Qëndrimi i tyre në territorin çek konsiderohet legal deri më 16 Shtator 2020.
N.q.s lejes së gjatë të qëndrimit i mbaron afati, shtetasit e huaj duhet të kontaktojnë zyren e Emigracionit (Department of Asylum and Migration Office).
Shtetasit e huaj të cilëve u është refuzuar leje qëndrimi si rezultat i vendimeve administrative dhe të cilëve u është caktuar një datë largimi, janë te detyruar të largohen nga Republika Çeke brenda afatit të caktuar