Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim, deri më datën 3 korrik 2020, se dokumentet kanë mbërritur, shkruan albinfo.ch.
Në zbatim të legjislacionit të emergjencës COVID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë, duke na njoftuar paraprakisht në adresën email: konsullore.rome@mfa.gov.al.
Korrieri duhet të pajiset me:
Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit.
Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë.
Adresa është:
Ambasciata della Repubblica d’Albania
Via Asmara 3 – 5
00199 Roma
Italia