Ambasada Shqiptare në Athinë ka dhuruar më shumë se 2 500 tekste të ndryshme shkollore për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në Greqi.
Tekstet e përgatitura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfshijnë abetare, librin e gjuhës shqipe dhe fletoret e punës, përcjell albinfo.ch.
Këto libra në gjuhën shqipe do të përdoren për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

