Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka njoftuar se e ka dorëzuar vizën e fundit, para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rohde e ka quajtur këtë moment historik, duke thënë se do të ndodhë liberalizimi i merituar për shtetasit e Kosovës.
“Duke festuar një moment historik! Sapo i dorëzova vizën e fundit të rregullt Shengen një shtetasi të Kosovës. Të emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar të vizave në më pak se dy javë! Duke sjellë shtëpinë dhe diasporën shumë më afër së bashku, Gjermani –Kosovë”, shkroi ai, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, nga 1 janari qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen.
Celebrating a historic milestone! Just handed the last regular Schengen visa to a Kosovar citizen🇽🇰. Thrilled that this era is finally closing, marking the way for well-deserved visa liberalization in less than two weeks! 🇪🇺🌍 Bringing home & diaspora much closer together 🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/RqNmVA2Df1
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 18, 2023