Ambasada e Zvicrës prezanton kalendarin e saj me speciet e shpendëve më të bukur të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Në pritjen e fundvitit bashkë me urimet për festat i prezantuam partnerëve tanë kalendarin 2024, shkruan Ambasada.
Ai përmban 12 nga speciet e shpendëve më të bukur, të rrallë dhe të rrezikuar të Shqipërisë.
Pikturuar nga Ledia Kostandini ato theksojnë biodiversitetin e pasur, potencialin për turizëm dhe vrojtim shpendësh, si dhe nevojën për më shumë mbrojtje dhe menaxhim më të mirë të habitateve të shpendëve.