Është një vit i ri dhe në Zvicër kjo do të thotë edhe emërimi i një presidenti të ri, përcjell albinfo.ch.
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri uron presidenten Viola Amherd. Ajo do të vazhdojë funksionin e saj si Kreu i Departamentit Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen Civile dhe Sportin.
Presidenca e Konfederatës Zvicerane është krejt e veçantë. Ja përse:
▪️ Presidenti zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 1-vjeçar,
▪️ Ai ose ajo është i pari/e para midis të barabartëve dhe njëri/njëra nga 7 anëtarët e qeverisë (ose Këshillit Federal),
▪️ Anëtari/ja më i/e vjetër dhe me më shumë vite shërbim në Këshillin Federal merr Presidencën në bazë rotacioni,
▪️ Presidenti/ja vazhdon funksionin e tij/saj si anëtar i qeverisë dhe si kreu i departamentit (ministrisë).