Gjetja e punësimit dhe e të ardhurave, është synim i shumë të rinjve në Shqipëri.
Kështu e ka nisur shkrimin Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
Ky dedikim erdhi në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
“Përmes disa projekteve mbështetja zvicerane po kërkon të zgjerojë mundësitë për punësimin e të rinjve. Njihuni me Irini Naçin, e cila nisi punën si guidë turesh me Kaonia Travel and Tours, pasi plotësoi programin e trajnimit përmes projektit tonë RISIAlbania!”, ka njoftuar Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.