Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka bërë të ditur se këto ditë ka numër të madh të aplikantëve në këtë ambasadë. Në një njoftim për media Ambasada zvicerane ka bërë të ditur se pritjet për viza po zgjasin deri në 8 javë, përcjell albinfo.ch.
Ambasada ka bërë thirrje për durim nga aplikantët dhe ka bërë të ditur se do të përpunojë aplikacionet sa më parë që mundet.
Njoftimi i Ambasadës:
Informacion mbi punën e stërngarkuar të sektorit të vizave në Ambasadën e Zvicrës,
Të nderuar aplikantë për viza,
Për shkak të një numri të madh të kërkesave për vizë në Ambasadën e Zvicrës, periudha e pritjes për pajisje me vizë po zgjat minimumi 8 javë. Ambasada trajton mbi 200 aplikime në ditë, e tani gjithashtu kemi hyrë në sezonën e ngarkuar.
Të gjitha aplikacionet do të përpunohet me rend kronologjik, në bazë të datës së aplikimit, në mënyrë që të sigurohet trajtim i drejtë për secilin klient.
Aplikacionet tuaja do të përpunohet në kohën më të shkurtër të mundshme dhe kërkojmë durimin tuaj.
Faleminderit për mirëkuptim!