Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të luhet të shtunën, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshje është vlefshme për kualifikimet në Euro 2024.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë shkruan se ekipet tona po bëhen gati.
“Kombëtaret e Zvicrës dhe Kosovës do të takohen të shtunën, në orën 20.45, në @Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë për të luajtur në kualifikueset Evropiane 2024. Jemi shumë të ngazëllyer dhe mezi presim një ndeshje të madhe sot”, shkruhet në postimin e tyre.