Ambasada e Zvicrës në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar Kosovën për zgjedhjen e presidentit dhe i kanë uruar sukses Vjosa Osmanit në mandatin e saj.
Postimi i plotë:
“Zvicra uron Kosovën për zgjedhjet e sotme presidenciale. Ne shpresojmë të ndjekim një bashkëpunim të ngushtë me Presidenten Vjosa R. Osmani dhe i urojmë asaj sukses në ekzekutimin e mandatit të saj. Institucionet e Republikës së Kosovës tani janë të gjitha në vend dhe ne besojmë se ato do të demonstrojnë profesionalizëm, përkushtim dhe gjithëpërfshirje për të mirën e qytetarëve në mes të sfidave”.