Në radhët e urimeve për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka ardhur edhe nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Zvicra është krenare që ka mbështetur zhvillimin e Kosovës ndër vite. Mbetemi të përkushtuar që të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme prosperuese dhe paqësore për të gjithë në Kosovë.
“Gëzuar Ditën e pavarësisë, Kosovë”, shkruhet në murin e Ambasadës së Zvicrës.