Ambasada Amerikane në Tiranë, përveç urimit special për Shqipërinë, ka publikuar edhe një pyetje të veçantë.
“Çfarë prisni më shumë nga ky vit?”, ka shkruar ambasada në faqen e saj.
Shqiptarët, të ndikuar nga kjo pyetje kanë komentuar në faqen e ambasadës. Në komente të shumta janë qytetarë që duan të fitojnë lotarinë amerikane.
Të tjerë presin që ambasadorja e re të ketë një rol sa më aktiv në vendin tonë, e disa të tjerë urojnë që misioni i tyre diplomatik të ketë sukses dhe që 2020 të jetë viti i drejtësisë.
“Presim që ambasadorja e re të luajë një rol sa më aktiv që të shembet korrupsioni galopant që e rendit Shqiperinë në 3 vendet më të korruptuara të planetit…62%…dhe t’i jepet fund kaosit institucional që ka kapluar vendin, sidomos me shkatërrimin e sistemit gjyqësor…një postulat thotë që plagën kurrë nuk e shëron ai që e shkakton…të mos presim rregullimin nga ato që e shkaktuan këtë kaos…”, shkruhet në një koment.
“Gëzuar !Presim shpresë për një drejtësi dhe politikë të pakorruptuar! Populli i thjeshtë ka besim në ndihmën tuaj të paçmuar. Faleminderit !!!”, ka shkruar një qytetare.
“Lotarinë amerikane, hajde një vit i mbarë për ju e për ne, me ate reformën që më në fund po vjen falë këmbënguljes suaj të madhe..!”, ka komentuar një qytetar.