Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se në Vjenë është i vetmi shërbim konsullor, ku mund të aplikoni dhe të pajiseni me dokumentet e Kosovës.
Po ashtu është bërë e ditur se Konsullatat e Nderit të Republikës së Kosovës nuk janë të autorizuara të ofrojnë shërbime kosullore. /Albinfo.ch.
Më poshtë njoftimi i plotë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri:
Njoftim!
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton se në Vjenë është i vetmi Shërbim Konsullor, ku ju mund të aplikoni dhe të pajiseni me dokumente të ndryshme të Republikës së Kosovës.
Konsullatat e Nderit të Republikës së Kosovës për Landin e Salzburgut, Landin e Steiermark-ut, Landin e Vjenës dhe Niederösterreich nuk janë të autorizuara të ofrojnë shërbime kosullore.