Ne telegramin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bernë, Naim Malaj thuhet:
Shumë e nderuara familje Zela, të dashur Pjetër dhe Irma,
Me dhimbje dhe shumë pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së muzikës sonë, Nderit dhe Kombit, Vaçe Zela.
Zëri i Vaçe Zelës, ishte dhe mbetet , zëri më origjinal i artit muzikor dhe kombëtar duke mbetur kështu artistja e jashtëzakonshme e skenës muzikore.
Vdekja e Vaçe Zelës është humbja më e madhe që deri tash i ka ndodhur botë sonë artistike muzikore. Por ajo do të jetojë përjetësisht në zemra tona, dhe të të gjitha gjeneratave me veprën dhe vlerat e saj artistike në nivel planetar.
Emri, zëri dhe vepra e saj janë dhe do të mesin thesari më i çmuar i kombit shqiptar dhe një vlerë unikate e muzikës shqiptare dhe më gjerë.
Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal ju lutem i pranoni ngushëllimet tona më të thella.
Sonte, ambasadori Malaj me stafin e tij dhe i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shqipërisë, Kastriot Noli, kanë qëndruar në Bazel për t`i shprehur ngushëllimet familjes së artistes së ndjerë, Vaçe Zela.
Ambasadori Naim Malaj