Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Vjenë organizon një mbrëmje festive për të shënuar një nga datat më të rëndësishme të vendit tonë, përcjell albinfo.at.
Në ftesën dërguar platformës albinfo.at njoftohet që pritja festive do të mbahet ditën e hënë, më 20 shkurt 2023, duke filluar nga ora 18:00, në “Grosser Festaal”, Schwarzenbergplatz, 4, 1030, Vjenë.
“Të nderuar përfaqësues të Diasporës në Austri. Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana, ka kënaqësinë t’ ju ftojë në pritjen festive më 20 shkurt 2023, ditë e hënë, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00.
Vendi:
“Grosser Festaal”
Industriellenvereinigung
Schwarzenbergplatz,4
1030 Wien”