Ambasada e Kosovēs në Ankara ka njoftuar se përfaqësit diplomatikë të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit.
“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në njoftim.