Njoftimi:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Fluturimi i posaçëm për riatdhesimin e shtetasve tanë me banim/qëndrim në Itali do të realizohet më 31 maj 2020, në ora 13:55, nga aeroporti i Milano Malpensa në Aeroportin e Prishtinës.
Për detaje teknike/administrative të këtij fluturimi jeni të lutur të kontaktoni drejtpërdrejt me kompaninë “Air Prishtina”, e cila është përgjegjëse për garantimin e këtij udhëtimi, kostot përkëtase dhe çdo shërbim tjetër.
Kontaktet e “Air Prishtina” janë:
Contact Center 24h në Itali +390 240 708 009; ose në Kosovë +383 38 222 099.
Faleminderit për mirëkuptimin!