Ambasada e Kosovës në Austri u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton kjo ambasadë, regjistrimi nga diaspora nuk ka qenë kurrë më i lehtë dhe mund të bëhet brenda 10 minutave.
Regjistrohu në Atdhe, prej kudo që je!
Bëhu pjesë e regjistrimit të popullsisë nga Diaspora dhe regjistrohu në platformën e-Diaspora.
Garantimi i konfidencialitetit të çdo regjistruesi nga Diaspora dhe mbrojtja e të dhënave personale janë obligime ligjore, të cilat sigurohen përgjatë procesit të Regjistrimit të Popullsisë 2024 në Kosovë. Prandaj, regjistrimi i juaj mbetet i sigurt.
Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë.
Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për t’u bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë.
Regjistrohu brenda 10 minutave përmes: https://rekos2024diaspora.rks-gov.net/
#eDiaspora