Të gjithë qytetarët u janë nënshtruar procesit të kontrollit mjekësor dhe karantinimit dyjavor në Kosovë, njofton Ambasada e Kosovës në Austri, përcjell Albinfo Austria.
“Falënderoj përzemërsisht të gjithë diasporën tonë, kompanitë e ndryshme që mbështetën qytetarët tanë gjatë kohës se pandemisë në Austri. Një falënderim edhe institucioneve në Kosovë, atyre austriake, shërbimit konsullor dhe gjithë kolegëve, diplomatëve në Vjenë dhe vendeve të kalimit transit për angazhimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Për interesim tutje për kthim në Kosovë, ju lutem të kontaktoni Ambasadën me E-Mail apo në Nr. emergjent:
E-Mail: embassy.austria@rks-gov.net
Nr. emergjent: 0043 6642 233409
Me respekt:
Lulzim Pllana
Ambasador