Tre nga katër njerëz që u zhdukën nga një ortek mbi Ben Nevis në Skoci kanë vdekur, njoftuan autoritetet. Në mesin e viktimave është një qytetar zviceran, përcjell albinfo.ch.
Ministria zvicerane e Punëve të Jashtme konfirmoi lajmin për Agjencinë Keystone-SDA të mërkurën në mëngjes.
Orteku ndodhi të martën pasdite në Ben Nevis, në malet Grampian në Skoci, mali më i lartë në Britani të Madhe, përcjell albinfo.ch.
Një operacion shpëtimi i vënë në vend nga autoritetet fillimisht njoftoi dy të plagosur dhe dy të vdekur. E mbijetuera e vetme, gjithashtu një zvicerane, u transportua me helikopter në spital në Glasgow.
Ministrja skoceze, Nicola Sturgeon, shprehu në Twitter ngushëllimet e saj.