Arianit dhe Mrika Nikqi kanë shënuar edhe një tjetër sukses.
Ata ngritën flamurin shqiptar kombëtar në shtatë majat më të larta të shtatë kontinenteve.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ai ka thënë se ndihet krenar dhe mirënjohës për Arianit e Mrika Nikqin.
Dy alpinistët shqiptar ngritën flamurin në majën e shtatë më të lartë në botë, në Carstensz Pyramide të Indonezisë, në një lartësi prej 4884 metra.