Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë njofton se këtë fundjavë ka organizuar një vizitë me një grup gazetarësh, blogerësh dhe përfaqësues të turizmit alpin nga vendet e Evropës Qendrore, si Austria, Çekia, Gjermania etj .
Ky turn informues u organizua në bashkëpunim me disa agjenci, shoqata, të cilat ushtrojnë këtë veprimtari dhe i janë dedikuar këtij lloj turizmi me qëllim e vetëm rritjen e turizmit dhe prezantimin e bukurive natyrore që ka Shqipëria.
Agjencia Kombëtare e Turizmit thotë se po bëhet promotor i Alpeve Shqiptare, duke njohur vizitorët me traditat, kulturën, natyrën dhe veçantinë e kësaj zone.
Vizitorët mundën të admironin disa nga bukuritë e zonës së Thethit , Komanit dhe atraksionet e tjera që ofron ky vend.