Në vitin 2011 kishin vdekur 1.600 persona të moshës 15 deri në 74 vjeç, tre nga pesë prej këtyre vdekjeve janë shkaktuar nga konsumi i alkoolit. Këto shifra alarmante janë bërë publike nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Pothuajse tri herë më shumë janë të prekur burrat në krahasim me gratë. Shumica e vdekjeve vijnë nga kanceri, nga aksidentet dhe nga sëmundjet e sistemit të tretjes. Disa nga këto sëmundje janë shkaktuar direkt nga alkooli.
Përqindja më e madhe e vdekjeve të lidhura me alkoolin është në mesin e të rinjve nga 25 deri në 35 vjeç.