Naser Aliji ishte dikur një nga futbollistët më të mirë shqiptar në krahun e majtë. Ai ishte pjesë edhe e Kombëtares kuqezi, megjithatë, kohët e fundit ka pasur dramë familjare (ka humbur babanë), duke vendosur të qëndrojë afër familjes.
Megjithatë, tashmë Aliji është shumë afër rikthimit në fushën e gjelbër, madje, duke nënshkruar kontratë me Dinamon e Bukureshtit, një nga skuadrat më të famshme në Rumani, shkruan albinfo.ch.
Ai do të kalojë si futbollist i lirë, që e ka lehtësuar kalimin e tij në kampionatin rumun.
Aliji ishte pjesë e Virtus Entellas në sezonin e shkuar, e cila ra në Serinë C italiane. Pak kohë më parë, Aliji tregoi edhe dramën që kishte përjetuar në verë, teksa kishte humbur babanë.