Lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.
Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti për TV21, përcjell albinfo.ch.
“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, tha Ahmeti.
Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.
Gjykata Speciale së fundmi, për katër ditë rresht, ka intervistuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë.
Ndajë Thaçit dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli është ngritur aktakuzë nga kjo gjykatë.