Partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, ka caktuar kandidatin e saj për deputetët të diasporës në Evropë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershor.
Biznesmeni, Ismail Behluli, do të jetë kandidati i BDI-së për deputet të diasporës në Evropë.
Behluli ka konfirmuar për Albinfo.ch se për kandidimin e tij është vendosur mbrëmë nga Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së .
Ismail Beluli është nga Gostivari, me profesion jurist dhe është pronar i një agjencioni turistik.
Deri më tani kandidaturën për deputet të diasporës e ka shpallur edhe Kujtim Aligega, një afarist tjetër, kandidatura e të cilit mbështetet edhe nga Demokracia e Re e Imer Selmanit.
Edhe sot, Qytetarët e Maqedonisë në Zvicër, të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit, munden t´i kontrollojnë certifikatat e veçanta nga Lista zgjedhore në lokalet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Bernë.
Ndryshe, analistë dhe politikanë nga Maqedonia janë deklaruar për Albinfo.ch, se nga mosinteresimi i mërgimtarëve për të votuar rrezikohet zgjedhja e deputetit shqiptar në Diasporë.
Sipas Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni deri më tani vetëm 1900 qytetarë nga diaspora janë paraqitur dhe kanë shprehur interesim për të votuar më 5 qershor.