Sot, në Aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, pasagjerët që kanë aterruar në këtë aeroport, ashtu si dhe ata që kanë pasur të udhëtojnë nga këtu, i ka pritur një befasi e këndshme: numri më i ri, 10 i revistës albinfo.ch.
Një pjesë e tirazhit të tij është shpërndarë në aeroport nga bashkëpunëtoret tona, si sihariq për bashkatdhetarët tanë që kanë shkuar për festat e fundvitit në Kosovë ndërsa pjesa tjetër, më e madhe do të shpërndahet, si zakonisht në ambientet shqiptare në Zvicër.