Airprishtina me kompaninë e saj të fluturimeve CHAIR, u mundëson pasagjerëve të saj të lexojnë revistën Albinfo.ch edhe gjatë fluturimeve të tyre në vendlindje.
Në këtë mënyrë, bashkatdhetarët tanë që frekuentojnë linjat ajrore prej Cyrihut, Gjenevës dhe Bazelit në drejtim të Prishtinës dhe Shkupit si dhe anasjelltas, pos shërbimeve të tjera që i ofron kompania e fluturimeve CHAIR, do të mund të informohen mbi aktualitetin e shqiptarëve në Zvicër, duke lexuar revistën albinfo.ch.
albinfo.ch ka lidhur së fundi një marrëveshje partneriteti me Airprishtinën për vitin 2020.
Kompania CHAIR Airlines, pasardhëse e Germania Flug AG në Zvicër, është themeluar në qershor të vitit 2019 dhe, mes tjeras,h luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave ,duke lidhur pasagjerët të cilët jetojnë në Zvicër me vendlindjet e tyre.
Chair Airlines operon me një flotë prej tre aeroplanëve Airbus A319 me ulëse të klasës ekonomike.






