Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thyer rekord të ri të votave, që ai ka arritur t’i marrë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kurti ka arritur të marrë 185 mijë vota, numër që nuk është arritur asnjëherë nga asnjë politikan kosovar, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur nga një postim i ish-deputetes Arbërie Nagavci. Kurti në zgjedhjet e fundit që janë mbjatur në qershor të vitit 2017 i kishte marë 142 mijë vota.