Një takim që pritej prej ditësh nga opinioni dhe votuesit në Kosovë, ka ndodhur sot. Në Prishtinë është takuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, me kandidaten për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani.
Ndryshe nga si ishte proklamuar ditëve të fundit, kur LDK kishte caktuar edhe “ekipin negociator”, takimi Kurti – Osmani ndodhi pa ndërmjetës.
Takimin e ka prezantuar para publikut vetë Albin Kurti, në një postim të tij në Facebook.
Në vijim, teksti i Kurtit:
“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”.