Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përveç agjendës së takimeve zyrtare, është ndalur edhe për të përshëndetur policët me origjinë shqiptare që shërbejnë në rrugët e Nju-Jorkut, transmeton albinfo.ch.
Ky moment u prit me ngrohtësi dhe u pa si një gjest i respektit ndaj diasporës shqiptare dhe integrimit të saj në institucionet amerikane./Albinfo.ch