Pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka falënderuar qytetarët që i besuar votën Vetëvendosjes, shkruan Albinfo.ch.
Ai ka falënderuar po ashtu edhe mërgatën e cila iu përgjigj masivisht ftesës për pjesëmarrje në zgjedhje.
Postimi i plotë:
Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.
Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.
U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.
Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!