Ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor ende s’ka shpallur zyrtarisht numrin e votave të kandidatëve, një burim në Lëvizjen Vetëvendosje i ka thënë portalit Koha.net se Kurti, pa votat e diasporës dhe pa ato me kusht, ka marrë 167 mijë vota.
Ndërkaq, në rrjetet sociale aktivistë të Vetëvendosjes kanë njoftuar se Kurti në përgjithësi i ka marrë 185 mijë vota e Vjosa Osmani 162 mijë. Në bazë të këtyre votave, të dy arrijnë 82.2 për qind.
Njohësi i çështjeve zgjedhore Albert Krasniqi, ka publikuar një grafikon, ku janë paraqitur votat e kandidatëve për kryeministër prej vitit 2010, pa këto të fundit.
Sipas tij, një prej arsyeve kryesore që ndikon në përcaktimin e votuesit është lideri i partisë politike, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.