Ai në këtë intervistë, gjithashtu ka folur edhe për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti nuk ka lënë pa përmendur edhe njërin nga komandantët dhe strategët e luftës së Koshares, tani kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.
Kurti deklaroi se Quni është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares.
“Kemi luftëtarë edhe në mesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si shembull, Anton Quni është deputet nga Prizreni, i cili është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares. Luftëtarë ka në të gjitha anët”, shprehet mes tjerash në këtë intervistë lideri i Lëvizës Vetëvendosje, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.