Hendbollisti shqiptar më i mirë në Zvicër, Albin Alili, po shkëlqen edhe në ekipin e ri, FC Gc Amicitia Zürich, njofton Albinfo.ch.
Te ekipi i tij, Albini është golashënuesi më i mirë, me 31 gola nga dhjetë takime, kurse në ligën e meshkujve, NLA është në dhjetëshin e parë të golashënuesve.
Në takimin e fundit kundër HSC Suhr Aaraut të cilën e humbi ekipi nga Cyrihu, Albin Alili e mbarte fanellën me ngjyrë të kuqe si golashënues më i mirë (Mobilar Top Score).
Sezonin e shkuar, hendbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, me prejardhje nga Maqedonia, ishte pjesë e HC Kriens-Luzernit.