Celticu ka fituar me rezultat 3-0 kundër Motherwell, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Premiershipit skocez.
Golin e dytë në këtë ndeshje e shënoi Albion Ajeti, në minutën e 74-të të ndeshjes. Ai shënoi vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Ky është goli i tij i dytë me fanellën e Celticut që kur u transferua nga Premierliga.
Pas gjashtë javësh, Celtic gjendet në pozitën e tretë, me 10 pikë, gjashtë më pak se Rangers, përcjell albinfo.ch.
https://youtu.be/8nAgcVPMqQ4