Albian Ajeti edhe këtë sezon i prinë listës së golashënuesve në ekipin e tij, FC Baselin.
Në takimin e fundit kundër FC Thunit, sulmuesi shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës e shënoi edhe golin e gjashtë në këtë sezon për FC Baselin, mirëpo nënkampionët u mposhtën 4:2 nga vendasit. Përveç golit, Ajeti kishte edhe dy goditje tjera dënimi drejt portës së Thunit.
Në 14-të takime në Super Ligë, Baseli ka shënuar 28-të gola dhe 1/4 e golave i ka shënuar Albian Ajeti, njofton Albinfo.ch.
Për Baselin, në formacioni fillestar u paraqit edhe Taulant Xhaka, i cili u ndëshkua me karton të verdh në minutën e 89-të.
https://www.youtube.com/watch?v=lJFwatyxtws