Të hënën, më 14. Mars është mbajtur kuvendi i parë i rregullt i SAFA pas themelimit të tij, në muajin shkurt 2015.
Kuvendi ishte edhe një mundësi e mirë debatimi mes anëtarëve të Asociacionit rreth zhvillimeve të mëtutjeshme në SAFA, thuhet ne një njoftim të këtij asociacioni dërguar albinfo.ch.
Me këtë rast u zgjodh edhe kryesia e re e cila përbëhet nga: Albert Muhadri – kryetar (Mizuho Bank); Blerta Mehanja – nënkryetare (SIX Group AG); Sadat Alimi (Capco); Burim Dervishi (Julius Baer); Getoar Vejseli (UBS); Bislim Basholli (Credit Suisse); Alban Nevzati (UBS).
SAFA,(Swiss-Albanian Finance Asociation) synon të bëjë bashkë të gjithë punëtorët shqiptarë të bankave dhe të institucioneve tjera financiare.
Kusht për anëtarësim në shoqatë është përkatësia shqiptare ose lidhjet e ngushta me komunitetin shqiptar këtu apo me shqiptarët në përgjithësi, thuhet në njërin nga nenet e statutit të shoqatës.
