Festa më e dashur për nostalgjikët e muzikës shqiptare rikthehet sërish në Zvicër! “Albanian 90s/2000s Party – Special Jam Session Edition” do të sjellë një mbrëmje të paharrueshme në Soho Zürich, me performanca LIVE nga Chip Deva, Valon Muhadri dhe Arjeta Zhuta, të shoqëruar nga bend muzikor.
Pas pjesës koncertale, argëtimi do të vazhdojë me një afterparty nën ritmet e DJ Saint, duke rikthyer atmosferën e viteve të artë të muzikës shqiptare.
Ora: 19:00 – hapja e dyerve / 21:00 – fillimi i koncertit
Vendi: Soho Zürich
Dresscode: rikthim në stilin e viteve ’90/2000
Hyrja lejohet vetëm për persona mbi 18 vjeç – nuk ka shitje biletash në hyrje
Për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë darkën para koncertit, restoranti ofron menu à la carte nga ora 18:00 (vetëm për të ftuarit me biletë të vlefshme).
Rezervimet mund të bëhen në www.soho-zurich.ch ose në 044 271 06 35.
Një mbrëmje ku nostalgjia, muzika dhe energjia e viteve ’90 do të bashkohen në një skenë të vetme!