Nga një janari 2010 në krye të zyrës së drejtorisë administrative të qytetit Lienz ishte Dunja Ladstätter. Alban Ymeri ndërkq, ka punuar si zëvendës i saj në këtë post me përgjegjësi, shjkruan kleinzeitung.at. Por pasi që zonja në fjalë është tërhequr duke përgjysmuar përqindjen e punës, postin është dashur ta marrë zëvendësi i saj, pasi që është një detyrë që kërkon angazhim të qindpërqindtë.
Më 4 prill 2017 Albani merr “pushtetin” mbi çështjet administrative të këtij qyteti austriak, pasi që ka punuar në këtë sektor si jurist nga viti 2014, transmeton albinfo.ch. Këshilli i Komunës ka vendosur më 21 shkurt për këtë ndërrim postesh. Zëvendës i Alban Ymerit tash është Michael Praster.
Për Ymerin ky post nuk është i ri. Para se të merrte postin më të ri ai ka punuar në komunën Asslng si drejtues i zyrës administrative, përcjell albinfo.ch Veç kësaj, ai nga koha kur ka filluar punën si zëvendës i zonjës Ladstätter ka ushtruar shumë punë që i takonin asaj.