Sot, rreth orës 16.30 në Stacionin Hekurudhor të Bernës ka pasur një alarm për një objekt të dyshimtë. Policia Kantonale me këtë rast ka bërë bllokimin e një pjesë te stacionit dhe të hyrjes në disa rrugë ngjitur me stacionin hekurudhor. Nga këto rrugë hyrja në stacion është e ndaluar.
Megjithatë pjesa më e madhe e stacionit ka mbetur funksionale dhe po ashtu trenat kanë vazhduar qarkullimin e tyre normal, njofton srf.ch dhe mediet tjera zvicerane.
Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka angazhuar një deminues robot për të bërë çminimin e objektit të dyshimtë ose shpërthimin e tij të kontrolluar.