Pas kandidatit nga kantoni Valis, Stephane Rossini, i cili për postin vakant të Micheline Calmy-Rey në Qeverinë Federale kishte kandiduar dje, sot ka shpallur kandidaturën për të njëjtin post edhe politikani i radhës i SP-PS-së, Alain Berset.
Berset është 39 vjeç, politikan me profesion dhe është deputet në Dhomën e kantoneve të parlamentit të Zvicrës, ku përfaqëson kantonin e Freiburgut. Për kandidimin e tij është folur që ditën kur Calmy-Rey kishte dhënë dorëheqjen, dhe për shumëkënd, Berset është favorit numër një për postin në qeveri.
Mediet zvicerane e vlerësojnë lartë paraqitjen e tij dhe nivelin me të cilin ai bën politikë në dhomën e kantoneve. Për shkak të maturisë, ai gëzon simpati edhe në kampin e djathtë.
Alain Berset jeton në Belfaux të Friburgut.