Skip to content

Akuzat ndaj dy zviceranëve se përdhunuan një grua në Barcelonë

Në plazh në Barcelonë, dy turistë zviceranë thuhet se kanë abuzuar seksualisht me një grua të re. Ata u arrestuan pak më vonë nga policia. Policia e Barcelonës arrestoi dy persona zviceranë të premten, duke pretenduar se kishin përdhunuar një turiste 22 vjeçare në plazh. Sipas gazetës 20 minuta, zviceranët e kishin takuar gruan 22 […]

Në plazh në Barcelonë, dy turistë zviceranë thuhet se kanë abuzuar seksualisht me një grua të re. Ata u arrestuan pak më vonë nga policia. Policia e Barcelonës arrestoi dy persona zviceranë të premten, duke pretenduar se kishin përdhunuar një turiste 22 vjeçare në plazh.

Sipas gazetës 20 minuta, zviceranët e kishin takuar gruan 22 vjeçare në një klub. Të tre sipas 20 minuta, flisnin frengjisht ndërsa kur gruaja kishte shkuar në tualet zviceranët e kishin ndjekur.

Atje, të dy ishin përpjekur ta përdhunonin gruan. Por pa sukses. Kështu që e detyruan atë të largohet nga klubi me ta dhe të shkojë në plazhin e Somorrostro.

Shoqëria e viktimës kishte gjetur gruan e tronditur në plazh. Të njëjtit kishin lajmëruar policinë dhe kishin përshkruar dukjen e zviceranëve. Të njëjtit ishin arrestuar më pas, përcjell Albinfo.ch.

Ishte edhe viktima ajo që kishte identifikuar të dy të dyshuarit.