Diaspora shqiptare vazhdon të japë prova se gjithmonë është në mbështetje të vendlindjes. Aktorja e njohur shqiptare në Zvicër, Zhaklina Dhimojani Blättler, ofron donacione për institucionet shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Së bashku me bashkëshortin e saj ka dhuruar 40 shtretër spitalorë, gjashtë furgonë, disa për Policinë e Shtetit dhe mjete të ndihmës së shpejtë për spitale, dy zjarrfikëse dhe materiale të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.
Në shtator të këtij viti gjithashtu ajo ka dhuruar respiratorë për spitalin “Shefqet Ndroqi” në Shqipëri. /Albinfo.ch











