Është bërë e ditur se aktori Joaquin Phoenix ka fituar çmimin “Oscar” si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin shumë të suksesshëm, ‘Joker’.
Duhet theksuar se ky është çmimi i parë Oscar për aktorin, i cili ishte i nominuar edhe tri herë më parë.
Nga ana tjetër, Phoenix për çmimin e më të mirit ka mundur aktorët Jonathan Pryce, Leonardo Di Caprio, Antionio Banderas dhe Adam Driver.
Në kategorinë e femrave, çmimin Oscar në rol kryesor e fitoi aktorja Rene Zellweger për filmin Judy. Ajo në këtë kategori mundi aktoret Cynthia Erivo, Saoirse Ronan, Scarlett Johansson dhe Charlize Theron, përcjell albinfo.ch.
